4.8 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

“Bjerma qat xhenaze qitu”, motra e gruas së vrarë nuk beson që Sokoli qëlloi veten

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka vrarë vetën. Pas kësaj ashpër kanë reaguar familjarë të të ndjerës, Hamide Magashi. Motra e saj është dëgjuar duke folur, ajo thotë se nuk beson se dorasi e ka vrarë vetën.

E njëjta në një audio që e ka siguruar Insajderi, dëgjohet duke thënë “ministria le të ma sjell kufomën këtu”.

“Qitmi ti mu faktet, faktoma, qite qetu para meje, du me ja pa foton unë, qat xhenaze bima ti mu qetu, le të më thotë qaj ministër mua nërsy që e ka vra veten, le të ma bjen kufomën e tij qetu, kqyre qa i bëjë, mua më thuaje nërsy”, ka thënë ajo derisa shton se nuk ka ministër sepse po të kishte sipas saj motra e tyre nuk do të ishte e vdekur sot.

Në po këtë audio, dëgjohen edhe familjarë të tjerë të ndjeres duke thënë “nuk besojmë, nuk besojmë” .

Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Gjinekologjisë, Sokol Halilit me armë zjarri ia mori jetën bashkëshortes, Hamide Magashit dhe foshnjës që pritej të vinte në jetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img