Bjellorusia ka vendosur që të rekrutojë në ushtri pjesëmarrëset e konkursit të bukurisë, në mënyrë që të frymëzojë vajzat dhe gratë që t’i bashkohen luftës së Vladimir Putinit.
Në bazën ushtarake, zyrtarja e lartë, Oksana Novikova, u tha bukurosheve se “atdhedashuria, patriotizmi dhe ndjenja e përgjegjësisë kanë qenë gjithmonë brenda rinisë, pavarësisht gjinisë”.
“Përshtypjet janë fantastike. U praktikova në qitje dhe më bëri për vete aroma e barutit. E sigurt që do të kthehem prapë të praktikohem edhe më shumë”, tha Miss Bjellorusia 2023, Nadezhda Tolstikova, pas stërvitjes ushtarake.
Në Bjellorusi, vajzat që morën pjesë në Miss Bjellorusia 2023 u detyruan të ndiqnin një kurs për ushtrinë. Në Rusi, deri në fund të vitit 300 vajza të tjera dhe 1,000 djem do të regjistrohen në kurse intensive pesë-ditore që shihen si pararendëse për karrierën ushtarake ose mobilizimin.
Lëvizje të tilla janë duke u zhvilluar në 11 zonat të Rusisë në mes të luftës së Putinit kundër Ukrainës.