Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur në takim biznesmenin Andreas Lammers, i cili njëherësh është drejtor i Kompanisë Lammers nga shteti mik i Gjermanisë.
Temë e bisedës ndërmjet tyre ishte potenciali në Kosovës, për të absorbuar investime, kjo falë fuqisë punëtore, moshës tyre dhe faktorëve tjerë që posedon.
Më tej, i pari i MI-së tregoi se me Lammers kanë biseduar edhe për mundësitë e përgatitjes profesionale të të rinjve tanë e që u dakorduam se të dyja palët të punojmë në këtë drejtim.
“Është ndjenjë e mirë kur kompani serioze nga Gjermania shfaqin interes që të punësojnë të rinjtë tanë atje, por edhe të investojnë në vendin tonë. Unë personalisht dhe Qeveria Haradinaj do të jemi mbështetës të fuqishëm të bizneseve vendore, por edhe atyre të huaja që të investojnë në Kosovë”, u shpreh ai.