3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Biznesmeni malazez përzë një familje nga plazhi: S’mund të rrini këtu, i urrej myslimanët

Një incident i pahijshëm ka ndodhur në Malin e Zi gjatë zhvillimit të sezonit turistik, ku pronari i një biznesi ka përzënë një familje myslimane që kishte shkuar të pushonte në vendin fqinj.

Pas ngjarjes që ndodhi në plazh, kur pronari largoi familjen për shkak të hixhabit që kishte veshur vajza e tyre, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiç, i cili tha se fajtori për ngjarjen ishte biznesmeni Dragan Gj.

Ky i fundit është dërguar në ambientet e Departamentit të Sigurisë së Tivarit për t’u pyetur mbi ngjarjen. Axhiç theksoi se reagimi i policisë ka qenë i shpejtë, ndërsa shtoi se pret përgjigje nga prokuroria.

“Në pishinën “Rocky Beach” në plazhin e Utjehës nuk lejohet noti me rroba dhe kjo shënohet në tabelën përballë pishinës. Ata mund të notojnë me burka, me hixhab në det, ashtu siç bëjnë, por jo në pishinë”, u shpreh pronari i biznesit, Dragan Gj.

Siç ka shpjeguar më tej, ai është në dijeni se video e debatit është shpërndarë në disa rrjete sociale, por pretendon se videoja është montuar për ta paraqitur atë si njeri me qëllime negative.

Kujtojmë se në videon e bërë virale në rrjetet sociale, dëgjohet diskutimi i zhvilluar në plazhin privat që ai menaxhon.

-”Keni nevojë që unë të përshtatem? Keni 1000 plazhe të tjera, shkoni atje, këtu nuk mundeni.”
– Do të shkojmë, por dua të di arsyen – këmbënguli gruaja që u detyrua të ikte.
– ”Sepse i urrej myslimanët”, – tha Dragani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img