Dy Bugatti Chiron Super Sport identike, një miliarder amerikan vendosi t’ia bënte dhuratë vetes dhe gruas së tij.
Dy hipermakinat dallohen vetëm nga ngjyra e tyre e veçantë, pasi teknikisht janë saktësisht të njëjta me W16 tetë litra që prodhon 1600 kuaj fuqi.
Zonja zgjodhi “L’ aura” të kuqe për të sajën dhe zotëria një “Compt de fondre” blu e thellë, ndërsa çmimi total që ata paguan për dy Bugatti arriti në 8.000.000 euro.
Tashmë çifti del së bashku për xhiro të shpejta me dy mjetet e ëndrrave që tërheqin të gjithë vëmendjen mbi ta, veçanërisht kur kanë parkuar jashtë një restoranti të shtrenjtë.
Amerikani dhe gruaja e tij jetojnë në një vilë ëndërrimtare të “mbytur” në gjelbërim, dhe të dy janë adhurues të industrisë së famshme franceze të automobilave.