4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Biznesi në Maqedoni llogarit edhe një vit të humbur

Të shtyrë nga treguesit në rënie të suksesit të biznesit, afaristët kanë hequr dorë edhe nga ky vit dhe nuk janë optimist se periudha e mbetur e vitit kalendarik do t’u sjellë më shumë porosi për prodhim dhe rritje të shitjes, shkruan Gazeta Koha.
Paqartësia e ambientit politik dhe ekonomik shkakton pesimizëm tek biznesi se deri në fund të vitit do të mund të përmirësohen rezultatet e palakueshme të gjashtë muajve të parë të vitit. Të shtyrë nga treguesit në rënie të suksesit të biznesit, afaristët kanë hequr dorë edhe nga ky vit dhe nuk janë optimist se periudha e mbetur e vitit kalendarik do t’u sjellë më shumë porosi për prodhim dhe rritje të shitjes. Kjo duke pasur parasysh se bëhet e qartë se deri në fund të vitit nuk do të vijë deri te fundi i krizës politike që zgjatë veç më dy vite.
Menaxherët e disa nga kompanive më të mëdha në Maqedoni vlerësojnë se paqartësia e ambientit politik dhe ekonomik i mban të gjitha planet e biznesit në pritje, andaj askush nuk mendon për investime të reja, por shqyrton se si të mbijetojë edhe këtë vit.

Sipas revistës ekonomike “Kapital”, afaristët shprehen se rezultatet e punës së gjashtë muajve të parë të vitit nuk u japin shpresë se në muajt në vijim që kanë mbetur deri në fund të vitit, do ketë lëvizje pozitive në punën e biznesit. Shtojnë se në tregun vendor mungojnë projekte të reja, aktiviteti investues është ngadalësuar , ndërsa ballafaqohen edhe me pagesën e vështirësuar ndërmjet bizneseve. Gjithashtu, ndër efektet negative të krizës politike numërohen edhe anulimi i porosive nga tregjet e jashtme , ngrirja e planeve të reja investuese nga kompanitë e huaja etj.
“Pritjet janë se deri në fund të vitit, prodhimtaria dhe vëllimi i punës do të zvogëlohen për shkak të paqartësisë në rrafshin politik për shkak të së cilit stagnon kërkesa vendore, ndërsa ne përpiqemi këtë ta kompensojmë me plasman më të madh të prodhimeve tona në shtetet e rajonit. Në tregun vendor mungojnë projekte të reja , janë ngadalësuar dukshëm projektet investuese, bile edhe investitorët e huaj kanë anuluar hapjen e fabrikave të reja me të cilat duhej të bashkëpunojmë. Nga bisedat me afaristë e tjerë e di se situate në sektorin e biznesit është katastrofale , shumica e kompanive nuk kanë punë dhe ju ulen porositë, që është bazë të jemi pesimist”, thotë drejtori i Rade Konçar- Tep, Goran Antevski.
Kriza politike në Maqedoni është pasqyruar në rënien e punës së pjesës dërmuese së bizneseve në Maqedoni , ku këto të fundit kanë filluar të numërojnë edhe dëmet e para , për shkak të ngërçit politik në të çilin po kalon vendi. Kriza politike në Maqedoni ka ndikuar edhe në vonesat e pagesës së borxheve të ndërsjella ndërmjet kompanive në shtet. Biznesi ankohet se si rrjedhojë e situatës aktuale politike kanë filluar me të madhe të anulohen pagesat ndërmjet bizneseve . Një pjesë e afaristëve thonë se momentalisht në teren është në rritje e sipër problemi i pagesës me kohë për shërbimet dhe mallrat e shitura.
“Rezultatet nga gjysma e parë e vitit nuk japin shpresë që të jemi optimist. Andaj, pritjet deri në fund të vitit janë pesimiste. Edhe ky vëllim i punës dhe shitjes i ngjashëm me vitin e kaluar e bëjmë me ‘muskuj’, ndërsa të preokupuar me problemet rrjedhëse , aspak nuk mendojmë për investime të reja apo zhvillim që nuk është mirë për biznesin.Gjithashtu është vështirësuar edhe pagesa ndërmjet firmave”, thotë drejtori i Vitaminkës së Prilepit, Sasho Naumovski.
Sipas tij, jo vetëm në Maqedoni, por në tërë rajonin vërehet ngecje e punës së biznesit për shkak të krizës politike që e kalon tërë Ballkani që vuan nga problem të ngjashme.Ndryshe, kriza politike në Maqedoni është reflektuar edhe në rënien e të ardhurave të kompanive që punojnë në Bursën e Maqedonisë. Sipas rezultateve të anketës të raporteve financiare për tremujorin e parë të këtij viti ku janë përfshirë 46 kompani me të ardhura prej shitjes më të larta se 50 milion denarë, del se gjysma e tyre shënojnë ulje të dukshme të qarkullimit të tyre. Madje 25 kompani nga 46 që punojnë në Bursën e Maqedonisë shënojnë ulje të dukshme të shitjeve në raport me të të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prej tyre, më të shumta në numër janë kompani që kryesisht ose në pjesën më të madhe shesin shërbime dhe mallrat e tyre në tregun vendor./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img