0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Bizneset para mbylljes”, reagon Murati: Qarkullimi ka shënuar rritje në janar e shkurt, çdo pretendim tjetër qëllimkeq

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave të dhëna mbrëmë në Pressing të T7, ku u diskutua për ekonominë në vend, ku ndër të tjera u tha se mbyllja e bizneseve është në rritje.

Murati është kundërpërgjigjur përmes një postimi në Favcebook, ku ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 4.8 përqind, raporton Express.

Tutje, Murati ka thënë se ndërmarrësit e bizneset e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave.

“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon 📈 +4.8% rritje.  Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK.  Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose  është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar mbrëmë se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të ketë luftë”, po e dëmton ekonominë e Kosovës.

Ai ka thënë se investitorët e huaj pyesin se “a do të ketë luftë”.

Ndërkohë, analisti lir Ibrahimi vlerësoi se asgjë nuk është bërë për ekonominë në Kosovë. Ai tha se mbyllja e bizneseve është në rritje.

Ndryshe, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar mbrëmë se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të ketë luftë”, po e dëmton ekonominë e Kosovës.

Ai ka thënë se investitorët e huaj pyesin se “a do të ketë luftë”.

Ndërkohë, analisti lir Ibrahimi vlerësoi se asgjë nuk është bërë për ekonominë në Kosovë. Ai tha se mbyllja e bizneseve është në rritje.

“Nuk kemi parë ndonjë masë që është marrë nga Qeveria. Sektori privat është në një situatë shumë të vështirë dhe kjo tanimë ka filluar të ndihet tek bisneset e vogla sepse ato mbyllen së pari, kemi rritje të mbylljes së bizneseve. Sepse bizneset e mëdha kanë potencial t’i bëjnë ballë pak më gjatë. Efektet ekonomike nuk janë të menjëhershme e kërkojnë një kohë, pra i kanë rezistu dhe tani janë për mbështetje për muri dhe e vetmja që mund të bëjmë tani është mbyllja e tyre, këtu jemi në ekonominë kosovare”, tha Ibrahimi në Pressing të T7.

Për gjendjen e bizneseve në vend është deklaruar mbrëmë edhe kandidati për Kryeministër nga PDK’ja, Bedri Hamza.

Ai deklaroi se nganjëherë po krijohet një situatë ku biznese të caktuara nuk po ndihen sigurt dhe mirë për të vepruar në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë më reformat fiskale në ekonomi. Nuk kemi ndonjë përmirësim, ndonjë reformë fiskale viteve të fundit në Republikën e KOSOVËS. Biznesi do përkrahje, do kushte, do infrastrukturë, do ligje të mira e zbatim korrekt. Biznesi duhet me u trajtu si tatimpagues, si numër fiscal. Kjo do të thotë që ne nuk duhet t’i shikojmë emrat e pronarëve, se cilët janë pronarët, cili është përcaktimi i tyre. Unë besoj që nganjëherë po krijohet një situatë ku biznese të caktume realisht nuk po ndihen sigurt dhe mirë për me vepru në Kosovë. Nëse ne nuk krijojmë një klimë të mirë për bizneset vendore, është vështirë me tërheq investitorë të jashtëm. Do të bëjmë reforma. Një prej tyre është reforma e TVSH’së, për shkak se kjo ndikon në likuiditetin e bizneseve”, ka deklaruar Hamza në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img