2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Bizneset në “Pallatin e Rinisë”, “peng” i borxheve të AKP-së

Ndër dyqanet e shumta të cilat gjenden në “Pallatin e Rinisë”, në Prishtinë, është edhe ai i Arsim Krasniqit, i cili tash e një kohë të gjatë punon me një dyqan të telefonave. Mirëpo, ajo çfarë është duke e penguar Arsimin që ta ushtrojë lirshëm veprimtarinë e tij biznesore është mosregjistrimi i veturës, të cilën e mban në emër të kompanisë.
Kjo për arsye se Komuna e Prishtinës nuk e lëshon vërtetimin e tatimit në pronë për të gjithë operatorët ekonomikë të cilët veprojnë në “Pallatin e Rinisë” me arsyetimin se Agjencia Kosovare e Privatizimit, Agjenci kjo e cila e ka nën menaxhim këtë objekt, ka obligime financiare ndaj Komunës së Prishtinës. Ndërsa, fatin e njëjtë me atë të Arsimit e kanë edhe afaristët e tjerë që operojnë brenda objektit të “Pallatit të Rinisë”, të cilët si persona juridikë u mohohet e drejta për nxjerrjen e vërtetimit mbi tatimin në pronë, shkruan Zëri.
Si shumica e bizneseve në Kosovë, edhe Arsimi veturën e tij ka vendosur që ta regjistrojë në emër të kompanisë sepse, sipas tij, me disa reforma ekonomike të cilat janë bërë regjistrimi i makinës në emër të biznesit sjell përfitimet e veta.
Ndërsa, si rëndom, edhe këtë vit Arsimi ka shkuar për ta regjistruar veturën e tij, mirëpo sipas ligjeve në fuqi për të kryer një shërbim të tillë nevojitet që secili qytetar ta ketë me vete vërtetimin e tatimit në pronë, vërtetim ky që tregon për shlyerjen ose jo të obligimeve ndaj tatimit në pronë.
Mirëpo, me të shkuar në Komunën e Prishtinës për ta nxjerrë këtë dokument, në mënyrë që të mundë ta bëjë regjistrimin e veturës, atij nuk i lëshohet një vërtetim i tillë, kjo për arsye se Komuna refuzon ta lëshojë vërtetimin për tatimin në pronë me arsyetimin se Agjencia Kosovare e Privatizimit ka obligime financiare ndaj Komunës së Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img