Bizneset në Mitrovicë lirohen nga pagesa për shfrytëzim të hapësirës publike deri në vitin 2021

58
Advertisement

Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të administratës komunale, sot është mbajtur seanca e 35-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Advertisement

Fillimisht në këtë mbledhje kryetari Bahtiri ka propozuar si pikë shtesë për rend të ditës Propozim/vendim për lirim nga pagesa për shfrytëzim të hapësirës publike të gjitha bizneset, si dhe auto taksive që operojnë në Mitrovicë deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Po ashtu si pika shtesë për rend dite u propozuan; Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit Armend Begu; Propozim/vendim për lejimin e bizneseve që të punojnë edhe gjatë ditës së diele deri më 31 dhjetor 2021; Propozim/vendim për përkrahje financiare (subvencionim) të klubit të futbollit “Trepça”; Shqyrtimi i dorëheqjes së z. Bujar Kutllovci si anëtar i komisionit të aksionarëve në KRM “Uniteti”; Propozim/vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Shoqatës “Down Syndrome Kosova” si dhe Plotësimi i Komitetit për Komunitete me anëtarë.

Më pas kryesuesi Kamberi, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.

Në vazhdim u miratuan këto pika; Rekomandimi i Komisionit për shqyrtimin e propozimeve për ndarjen e titujve “Qytetar Nderi” dhe “Nderi i Qytetit” për ndarjen e Titullit “Qytetar Nderi” për z. Mike Spath; Statutin e Komunës (i miratuar në parim);Propozim-vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 202; Propozim-vendimin për ndryshim-plotësim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0031533/20-7 dt. 25.06.2020 (pika 1.4); Propozim-vendimin për shfuqizimin e Vendimit Nr. 02-060/01-0075387/19-15 dt. 29.08.2019; Propozim-vendimin për miratim të Planit të Mobilitetit të qëndrueshëm urban ; Raporti financiar për periudhën janar-qershor 2020; Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit Armend Begu; Propozim/vendim për lejimin e bizneseve që të punojnë edhe gjatë ditës së diele deri më 31 dhjetor 2021; Propozim/vendim për përkrahje financiare (subvencionim) të klubit të futbollit “Trepça”; Shqyrtimi i dorëheqjes së z. Bujar Kutllovci si anëtar i komisionit të aksionarëve në KRM “Uniteti”; Propozim/vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Shoqatës “Down Syndrome Kosova” si dhe Plotësimi i Komitetit për Komunitete me anëtarë.

Ndërkaq pika e rendit të ditës Draft-buxheti komunal për vitin 2021 dhe parashikimet për vitet 2022-2023 është tërhequr nga kryetari Bahtiri, me qëllim që të hartohet buxheti së bashku me të gjitha grupet parlamentare në Kuvend.

Gjithashtu edhe Propozim-vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Uniteti” Sh.A (pa procedura konkurrimi) është tërhequr nga Kryetari Bahtiri nga rendi i ditës, pasi që ai ka kërkuar nga partitë politike të formojnë një komision vlerësues, dhe në mbledhjen e ardhshme të miratohet kjo pikë.

PostAdssFotoja e reklamës