1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Bitcoin pëson sërish rënie, kaq po vlerësohet në treg

Bitcoin dështoi të qëndronte mbi 58,000 dollarë mëngjesin e së enjtes, duke rënë deri në 56,700 dollarë gjatë ditës.

Sipas të dhënave të CoinGecko, çmimi i Bitcoin aktualisht është 56,807 dollarë, një rënie me 4.7 për qind krahasuar me një javë më parë.

Një analizë e re zbuloi se tregu kripto po kërcënohet me luhatje të mëdha nga mbajtësit afatshkurtër të kriptomonedhave.

Pavarësisht se investitori i hershëm i Bitcoin është ende në pozita fitimi, ata që kanë blerë Bitcoin në gjashtë muajt e fundit po përballen me humbje.

Kjo dinamikë ka krijuar një situatë me luhatje të mëdha dhe që mund të ketë impakt në mbarë tregun kripto.

Stabiliteti i tërë tregut mund të humbasë nëse mbajtësit e kriptomonedhave vendosin t’i shesin asetet masivisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img