4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi zhvillon takime në Paris, shpreh mirënjohje për shtetin francez

Gjatë qëndrimit në Paris, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me Valérie Rabault, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare, Jean-Louis Bourlanges, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetin Arthur Delaporte.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen ndaj shtetit të Francës për miqësinë e partneritetin e ngushtë. Ai i informoi znj. Rabault, z. Bourlanges dhe z. Delaporte mbi sukseset, arritjet e objektivat tutje të Republikës së Kosovës veçanërisht në zhvillim ekonomik e sundim të ligjit.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, u potencua rëndësia për shpërndarje të barabartë e rritje të qëndrueshme.

Në lidhje me procesin e integrimit evropian, ai theksoi se është prioritet për Qeverinë dhe se mbetemi të përkushtuar në zbatimin e reformave dhe avancimin në rrugëtimin tonë evropian.

Në vazhdimësi po dëshmojmë që jemi gati për hapa tutje, të mbështetur jo vetëm nga gatishmëria e niveli i përgatitjes së institucioneve tona, por edhe nga vullneti e përkrahja qytetare për këtë proces. Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci e qasje të barabartë për të gjitha shtetet.

 

Entretien de la Vice-présidente Valérie Rabault avec Besnik Bislimi, Premier vice-Premier ministre du Kosovo,Délégué à l’Intégration européenne, au Développement et au Dialogue, le 19 octobre 2023 à l’Assemblée nationale

Palët diskutuan dhe mbi procesin e dialogut dhe sulmin terrorist e aktin e agresionit të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img