Site icon PrishtinaPress

Bislimi, Ymerit: Shpresoj që edhe në vitet në vijim të jemi të aftë të të zhgënjejmë me ‘manipulime’ të këtilla

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi i ka reaguar ish-deputet të Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri pas ky kishte thënë se Bislimi është duke manipuluar me shifra për uljen e papunësisë.

Bislimi në një shkrim në Facebook, thotë se, “paralelisht me uratën që bashkë me familjen ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë të pandemisë, shpresoj që edhe në javët, muajt dhe vitet në vijim të jemi të aftë të të zhgënjejmë ty dhe të tjerët si ti, me ‘manipulime’ të këtilla”.

“Sa herë që shohim raporte për vendime që kanë rezultuar në uljen e ekonomisë informale, secili prej nesh do duhej të ndihej mire, e të mos turret me sulme. Uroj që të mos kishe preferuar që këta 10.000 persona të mbesin edhe më tej në sektorin joformal. Unë shpresoj që në të ardhmen të arrijmë formalizim më të madh të ekonomisë. Dhe Visar, si edhe besoj e di, një nga arsyet e informalitetit është mosbesimi në institucionet e qeverisë; andaj logjikisht do mund të thuhej e kundërta për motivet që qojnë në formalizim”, ka shkruar Bislimi.

Exit mobile version