Zv.kryeministri Besnik Bislimi ka reaguar për çështjen e arkivave të UÇK-së.
Bislimi ka thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar qëllimshëm nga eksponentë të caktuar.
“Kërkoj ndjesë për shqetësimin e krijuar gjatë ditës së djeshme dhe sotme nga keqinterpretimet e dëmshme, qëllimkeqe dhe të turpshme, por të sinkronizuara shumë mirë, të eksponentëve të caktuar politik, të deklaratave të mia nga konferenca për media e organizuar me qëllim të informimit tuaj rreth tematikave të shtjelluara në Bruksel më 7 dhe 8 shtator”, ka sqaruar ai.
“Të gjitha dokumentet rreth UÇK dhe aktivitetit të saj janë pjesë e arkivit shtetëror të Kosovës. Ato kane qenë dhe vazhdojë të jenë të hapura, janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen si nga vendorët ashtu edhe mekanizmat ndërkombëtarë, përfshi këtu gjykatat vendore e ndërkombëtare por edhe UNMIK apo EULEX. Janë pjesë e rëndësishme e dokumentarëve dhe librave të prodhuara gjeri më tani. Në këto arkiva nuk ka asgjë të fshehtë apo të klasifikuar, njësoj siç nuk ka asnjë arsye për të fshehur. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri mbrojtëse dhe jo agresore dhe askush nuk e ka kontestuar apo konteston pastërtinë e luftës së saj. Andaj është më se e logjikshme që edhe udhëheqës si z. Lajcak kanë mundur dhe vazhdojnë të kenë mundësi për qasje të plotë në këtë segment të arkivës shtetërore të Kosovës”, ka shkruar tutje ai.