10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi thotë se Tahiri e ka kërcënuar e ofenduar, deputeti i PDK-së: Akuza të pabaza

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka kërcënuar, sharë e ofenduar.

Në fjalën e tij, Bislimi tha se këto kërcënime, të shara e ofendime Tahiri i ka bërë ndaj tij kur mikrofoni ishte i ndalur.

“Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Albulena Haxhiu. Ndërsa, pasi u ndal mikrofoni në stilin e një banditi që vendos shurdhues në armën e tij, u kthye nga unë dhe shprehur një serë kërcënimesh të cilat më pas i shoqëroi me të shara e fyerje”, deklaroi ai, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të merret me këtë rast.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Tahiri, i cili këto akuza të Bislimit i quajti të pabaza dhe për të njëjtin tha se “është në gjendje të rëndë psikike”.

Deputetë a jeni duke e pa? Këta e kanë një siklet të madh. Këta janë në një siklet që as vendi vend nuk po i zë. Ky flet akuza të pabaza, del në foltore dhe flet të pavërteta. Ky është në gjendje të rëndë edhe psikike. Ky është në gjendje të rëndë, andaj ne i kërkojmë kësaj qeverie fokus, punë dhe angazhim në kryerjen e detyrave të veta”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img