-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi thotë se BE-ja po kërcënon me sanksione shtesë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, më 19 qershor në vizitën e tij të fundit në Kosovë kur ishte diskutuar për temën e urës mbi lumin Ibër kishte thënë se nëse Kosova s’preferon që kjo të diskutohet në Bruksel atëherë rekomandon të bëhen bisedime të brendshme me serbët lokalë.

Po ashtu ai ka thënë se një partner i QUINT-it kishte shtuar kërkesën që të ketë inspektime teknike. E pas realizimit të dy kërkesave shtesë, Bislimi ka thënë se BE-ja tash po kërcënon me masa.

“Në vizitën e tij të fundit në Kosovë më 19 qershor, kur kemi biseduar për urën e Mitrovicës, Lajçak tha se nëse Kosova nuk preferon të diskutojë përsëri për këtë çështje në Bruksel, ai rekomandon diskutime të brendshme me serbët vendas në veri për implikimet potenciale në siguri dhe shqetësimet e tyre. Një partner i QUINT-it shtoi kërkesën për inspektim teknik. Ne kemi ndjekur dy rekomandimet. Tani BE-ja po e kërcënon Kosovën në rast se ajo zbaton marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe rekomandimet shtesë. Ne besojmë fuqishëm se BE-ja promovon më shumë liri të lëvizjes dhe më pak kufij apo mure ndërmjet etnive të ndryshme”, ka shkruar Bislimi në platfrmën “X”.

Ai ka thënë se hapja e urës mbi lumin Ibrë për qarkullim të veturave nuk është vendim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës dhe as çështje e pazgjdihur në dialog. Ai ka thënë se është kërkesa kryesore e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për më tepër plani i zbatimit i BE-së i datës 5 gusht të vitit 2016, konsideron hapjen e urës si ‘simbol të normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve të Kosovës, shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera’”, ka shkruar Bislimi.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img