7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi takon shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka mirëpritur sot Shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Në komunikatën për media thuhet se në këtë takim të parë njoftues dhe pune, Bislimi i uroi mirëseardhje të përzemërt në Kosovë ambasadorit Orav dhe shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë për të ndërtuar një partneritet të ngushtë për përparimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, lidershipi i ri pas zgjedhjeve evropiane, bashkëpunimi ndërinstitucional, qeverisja dhe progresi i Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, politikat energjetike dhe reformat ekonomike, të cilat së fundi u përshëndetën edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Bislimi theksoi angazhimin e Kosovës për të vazhduar reformat e nevojshme që do të avancojnë pozicionin e saj drejt marrjes së pyetësorit para statusit kandidat të BE-së, dhe gjithashtu konfirmoi angazhimin në përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img