1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi takohet me Sekretaren franceze për Evropë, flasin për integrimin evropian të Kosovës e dialogun

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka takuar Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone.

Gjatë takimit, Bislimi e Boone folën për integrimin evropian të Kosovës, zhvillim dhe dialogun me Serbinë.

“Në lidhje me integrimin evropian, ai theksoi se Republika e Kosovës mirëpret planin e ri për zgjerim dhe se mbetet e përkushtuar maksimalisht për hapa të rëndësishme përpara në këtë proces. Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci e shpërndarje të barabartë për të gjitha shtetet”.

“Kosova është tashmë në vitin e 7-të të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe gjendet e përgatitur institucionalisht për marrjen e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me çështjen e dialogut, Bislimi tha se kosova në vazhdimësi ka qenë palë konstruktive, teksa i ka përmendur edhe shkeljet e Marrëveshjes Bazike nga ane e Serbisë.

“Ndërkohë, përmes shkeljeve të shumta të Marrëveshjes Bazike, Serbia ka dëshmuar se është palë bllokuese në këtë proces. Në mesin e këtyre shkeljeve, ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke cenuar nenin 4 të Marrëveshjes Bazike. Po ashtu, Serbia refuzoi dhe nënshkrimin e marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit”.

“Në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit, ai theksoi se ishte një akt agresioni i një shteti kandidat për anëtarësim në BE, kundër një kandidati ende potencial për anëtarësim”, tha Bislimi.

Përpara takimit me Boone, Bislimi u takua edhe me të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, ku bëhet e ditur se u vlerësua kontributi dhe angazhimi i Francës në rajon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img