Site icon PrishtinaPress

Bislimi takohet me Lajçakun, flaisn për përgatitjet e takimit Kurti – Vuçiq

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Twitter për takimin që e ka pasur në Bruksel me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e Kosovës.

Në këtë takim është folur për përgatitjet e takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Lajçakut, fokusi kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve.

”Faleminderit DPM @BislimiBesnik për takimin sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e Takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë të javës së ardhshme. Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak në Tëitter.

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit vjen pasi muaj më parë në Veriun e Kosovës ka pasur tension të lartë për shkak se Lista Serbe kishte bojkotuar zgjedhjet e prillit të katër komunave veriore.

Exit mobile version