Site icon PrishtinaPress

Bislimi takohet me koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

 

Iniciativat, programet e projektet e përbashkëta ishin në fokus të diskutimit gjatë takimit të sotëm.

Spence përsëriti gatishmërinë e 17 agjencive të Kombeve të Bashkuara që janë të pranishme në Kosovë për të mbështetur synimet e Qeverisë së Kosovës, vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm si dhe ritheksoi përgëzimin për Qeverinë e Kosovës për faktin se janë mes 23 vendeve nga 130 që kanë regjistruar zotimet e tyre për Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG) në platformën elektronike të OKB-së gjatë këtij viti.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli rreth masave të ndërmarra nga Qeveria, të cilat targetojnë e kanë qëllim zvogëlimin e eliminimin e pabarazive në shoqëri si dhe angazhimin e përkushtimin për thellim të bashkëpunimit.

Kosova mbetet e përkushtuar në avancimin e fokusimit tutje në katër prioritetet kryesore të politikave: për të zvogëluar shkallën e varfërisë, rritur kapacitetin e energjisë së ripërtëritshme, për transformim digjital, si dhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në fushën e arsimit.

Exit mobile version