Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Iniciativat, programet e projektet e përbashkëta ishin në fokus të diskutimit gjatë takimit të sotëm.
Zëvendëskryeministri Bislimi foli rreth masave të ndërmarra nga Qeveria, të cilat targetojnë e kanë qëllim zvogëlimin e eliminimin e pabarazive në shoqëri si dhe angazhimin e përkushtimin për thellim të bashkëpunimit.
Kosova mbetet e përkushtuar në avancimin e fokusimit tutje në katër prioritetet kryesore të politikave: për të zvogëluar shkallën e varfërisë, rritur kapacitetin e energjisë së ripërtëritshme, për transformim digjital, si dhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në fushën e arsimit.