1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi takohet me disa deputetë zviceranë në Bern, flasin për e anëtarësimin e Kosovës në KiE

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, në Bundeshaus, në Bern, dje u takua me deputetët zviceranë, pjesë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër, Cedric Wermuth dhe Roger Golay, si dhe me Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer, i cili ka qenë më herët pjesë e këtij grupi.

Zyra e Kryeministrit njofton për “takim e bisedë miqësore” dhe për temat që u diskutuan.

“Ky takim e bisedë miqësore u fokusua në trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me thellimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve tona, si në aspektin ekonomik, social e kulturor. U theksua dhe roli pozitiv e i rëndësishëm i mërgatës sonë në kontributin e tyre në jetën shoqërore në Zvicër”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe për progresin që ka njohur vendi ynë, politikat e ndërmarra dhe potencialin tonë për rritje të vazhdueshme e të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Më tej, ZKM thotë se “u bisedua dhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë që bart anëtarësimi i vendit tonë në këtë organizatë për shtetin tonë por edhe për demokracinë evropiane”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img