Site icon PrishtinaPress

Bislimi takohet me deputetin e Bundestagut, “Gjermania partner dhe aleat kyç i Kosovës”

Zëvendëskryeministri Besnik Bislim ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Boris Mijatoviq.

Kryeministria njofton se Bislimi e vlerësoi lartësisht rolin e Gjermanisë si partner dhe aleat kyç të Kosovës, “duke theksuar me rëndësi të veçantë mbështetjen e tyre të madhe e aktive në proceset e integrimit evropian”.

“Përkrahja edhe në zhvillim ekonomik e sektorë të rëndësishëm si energjia, përmes projekteve të ndryshme të mbështetjes e bashkëpunimit, veçse e komplementon kuadron e punës së përbashkët në shërbim të vizionit tonë për zhvillim e mirëqenie të të gjithë qytetarëve në çdo cep të vendit”, thuhet në njoftim.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, deputeti Mijatovic vuri në dukje progresin e Kosovës të reflektuar në indeksin e këtij viti të Reporterëve pa Kufij (RSF).

“Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi deputetin Mijatovic për disponibilitetin e tij dhe ndihmën e ofruar sa i përket agjendës së Kosovës në lidhje me rrugëtimin e tranzicionin drejt energjisë së gjelbër e të ripërtëritshme, për të cilën Qeveria mbetet e përkushtuar dhe ka miratuar dhe Strategjinë për Energji 2022-2031”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version