Site icon PrishtinaPress

Bislimi takim lamtumirës me Hovenier: SHBA mbetet aleati kryesor i Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Hovenier në reagimin e tij në platformën X, thotë se i ka përsëritur Bislimit, përkushtimin  amerikan për një Kosovë demokratike dhe multietnike.

”Në takimin tim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, sot përsërita përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”.

Exit mobile version