Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Hovenier në reagimin e tij në platformën X, thotë se i ka përsëritur Bislimit, përkushtimin amerikan për një Kosovë demokratike dhe multietnike.
”Në takimin tim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, sot përsërita përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”.