0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Sulmi i Banjskës ka ftohur raportet Kosovë-Serbi pas 11 vitesh dialog

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se agresioni serb në Banjskë mund të zhbëjë të gjithë progresin e bërë përmes dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai foli në konferencën e organizuar nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” ku u prezantua analiza për sulmin e 24 shtatorit. Sipas kësaj analize ngjarja në Banjskë ka qenë një agresion i pastër nga ana e Serbisë kundër Republikës së Kosovës, derisa i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë masa konkrete sanksionuese kundër Serbisë.

Në këtë konferencë, Bislimi tha se akti i agresionit ka ngritur brengën jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe në BE.

“Akti i agresionit në Banjskë ka ngritur brengën jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe në gjithë Bashkimin Evropian. Ky lloj agresioni hibrid terrorist mund ta zhbëjë të gjithë progresin të cilin Kosova dhe Serbia e kemi bërë në të kaluarën, progres ky i cili është provuar të arrihet përmes dialogut me Serbinë… Raportet mes Kosovës dhe Serbisë pas 11 viteve dialog në Bruksel nuk kanë shkuar drejt përafrimit, por kemi një ftohje më të madhe”, tha Bislimi.

Sipas Bislimit, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka shfrytëzuar situatën e brishtë të sigurisë në veri të Kosovës.

“Vuçiq ka shfrytëzuar situatën e brishtë të sigurisë në veri të Kosovës, dhe me këtë qëllim ka shfrytëzuar metodat më perfide e kriminale e deri te përkrahje e pa rezervë nga strukturat serbe të sigurisë siç janë BIA, xhandarmëria, policia e së fundmi edhe ushtria. Vuçiq ka konsoliduar të dy anët e kufirit grupe kriminale. Në njërin prej tyre kryesor kemi Milan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviçin, këto nuk janë grupet e vetme kriminale që janë krijuar dhe forcuar në të dy anët e kufirit…Presidentit Vuçiq dhe eksponentët e tij kanë përfituar shifra shumë milionëshe edhe përmes mundësimit të trafikimit të drogës apo përdorimit të veriut të Kosovës për trafikim të drogës”, tha Bislimi.

Drejtori i institutit Octopus, Agim Musliu, tha se Serbia nuk ka identitet dhe stabilitet politik, derisa shtoi se lidhja e pushtetit me krimin atje është e pandarë.

“Ky grup divizanto terrorist është përgatitur me muaj të tërë në kampet stërvitore në Serbi, të ushtrisë dhe policisë serbe. Është përgatitur në mënyrën më të sofistikuar dhe është i armatosur dhe pajisur në mënyrën më të sofistikuar që ka Serbia sot. Planifikimi është bërë në qendrën e ushtrisë serbe në shtatmadhëri, por urdhërdhënësi është gebellsi i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiq…Këta njerëz kanë marrë pjesë aktivisht edhe në luftë në ish- Jugosllavi, por janë në pushtet edhe sot, në vazhdimësi të politikës së Millosheviç…Aleksandër Vuçiq e tejkaloi Millosheviçin, i duhet edhe vetëm të luftojë dhe ta tejkalojë në çdo aspekt. Vuçic ka përgatitur terrenin propagandistik me muaj të tërë, duke sulmuar Kosovës dhe qeverinë e Republikë së Kosovës…Serbia paraqet një rrezik permanent për Republikën e Kosovës, për sigurinë e saj”, tha Musliu.

Në këtë konferencë u prezantua analiza me titullin “Sulmi terrorist serb në Banjskë dhe implikimet rajonale dhe gjeopolitike”, nga hulumtuesja e lartë e “Octopus”, Arta Haxhixhemajli, e cila tregoi prapavijën e aktit të agresionit. Ajo foli për Listën Serbe dhe ndikimin e saj në veri si dhe për Milan Rajdojçiq, për të cilin tha se e ka pasuyr mbështetjen e Vuçiq për situatën në veri.

Tutje, hulumtuesi i lartë në Octopus, Taulant Elshani, foli për renditjen e argumenteve pse Serbia vazhdon të jetë rreziku më i madh për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Përpos këtyre, Elshani përmendi sulmet ndaj KFOR-it të datës 25 maj të vitit 2023, dhe sulmit ndaj Policisë dhe gazetarëve e qytetarëve.

Ai tha se Vuçiq në forma të ndryshme ka udhëzuar Milan Radoiçiqin dhe strukturat ilegale serbe për te mobilizuar persona të rinj në katër komunat në veri, sipas tij për të formuar grupin terrorist që u përfshi në sulmin terrorist te 24 shtatorit.

Kurse, pjesë e konferencës ishte edhe shkencëtari politik, Jasmin Mujanoviç, i cili tha se sulmi terrorist i 24 shtatorit është sulm nga shteti serb.

“Nuk jam i sigurt që duhet ta përshkruajmë këtë si një sulm terrorist, se tek sulmi terrorist zakonisht është diçka që e lidhë nga akterët që nuk janë të shtetit… Është e qartë se sulmuesit në Banjskë kanë qenë elementë aleatë të aparatit serb të sigurimit, ata thonë që nuk kanë kryer terror, thonë që është dhunë politike, por sis meje ky është sulm nga shteti serb, nuk është sul terrorist nga terroristët. Këto ngjarje në Banjskë dhe shumë ngjarje të tjera nga shtatori i viti 2021 kur Serbia ka qenë, ka eskaluar situatën e sigurisë në kufi me Kosovën i përshtatet modelit që Serbia ka vendosur kontekstin e luftërave njësoj si luftën në Kroaci dhe 1991 dhe 1992 në Bosnjë…Qeveria e Kosovës në mënyrë shumë të besueshme është e saktë se ajo çfarë është planifikuar në Banjskë është baza e parë apo hapi i parë në krijimin e një Republika Srbska të re në veri të Kosovës”, tha Mujanovic.

Ndërkaq, pjesë e diskutimit ishte edhe shefi i Qendrës për Studime Mbrojtëse dhe Strategjike në Kroaci, Ivica Mandiç.

“Ajo çka Rusia kërkon në Ballkanin Perëndimor pavarësisht nga ajo se çfarë ndodh nëpër botë, është një gjendje e një force të madhe edhe pse ky regjion është me rëndësi të veçantë, kur flasim për Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën . Në parim është diçka që është i rrethuar me NATO-n, dhe sa i përket projeksionit të forcave të armatosura, kjo ndikimi në të gjitha partneritetet…Është e rëndësishme raporti rus ndaj Kosovës, përdorimi i Kosovës si instrument dhe Ballkanit të tërësishëm Perëndimor në krijimin e politikës së jashtme”, tha Mandiç.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img