2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi s’shkon në Komision, Blerta Deliu vendos fotot e tij duke e gjuajtur me shishe Lushtakun

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, ku ishte ftuar të raportonte zeëvendëskryeministri Besnik Bislimi, shkaku i mungesës së këtij të fundit.

Në sallën ku do të mbahej mbledhja, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka vendosur disa fotografi ku shihet Bislimi duke e gjuajtur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.

Gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës me 13 korrik kishte përleshje fizike ndërmjet deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë.

Fillimisht kryeministri, Albin Kurti u sulmua me ujë nga deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ndërkohë që zëvendës kryeministri Besnik Bislimi e gjuajti më pas Lushtakun me një shishe. Pas kësaj deputetët e PDK-së dhe minsitrat u përfshinë në rrahje masive.

U deshën orë që normaliteti të kthehej në sallën plenare, por edhe pas pauzës përsëri pati tensione në Kuvend, përderisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka mbajtur fjalimin e hyrjes së seancës, deputetë të opozitës kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar foltoren.

Tensionet në Kuvendin e Kosovës vazhduan ku deputetët opozitarë kanë hedhur sërish ujë dhe shishe ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës, midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe pozitës, është bërë krye temë e medieve botërore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img