Site icon PrishtinaPress

Bislimi sot raporton për dialogun në Komisionin për Punë të Jashtme

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryenegociatori në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, sot do të raportojë para deputetëve në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 09:00, temë diskutimi do të jetë procesi i dialogut me Serbinë.

Kujtojmë që Bislimi të martën është takuar me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësim të të Dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel.

Bislimi ka thënë se ka një dakordim fillestar që takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbahet më 22 prill./PrishtinaPress/

Exit mobile version