12.9 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Serbia refuzoi sërish Marrëveshjen Bazike dhe implementimin e saj

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka folur për takimin e sotëm të mbajtur në Bruksel me homologun e tij, Petar Petkoviq.

Bislimi tha se Serbia ka refuzuar përsëri Marrëveshjen Bazike dhe zbatimin e saj, teksa bëri të ditur se në takim janë diskutuar edhe disa nga shkeljet e marrëveshjes që i ka bërë Serbia.

“Sot në Bruksel në takimet e procesit të dialogut diskutuam lidhur me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit. Për fat të keq, Serbia përsëri refuzoi marrëveshjen dhe zbatimin e saj”.

“Po ashtu, kemi prekur një sërë çështjet, ku janë trajtuar edhe disa shkelje të marrëveshjeve nga Serbia, si për energjinë, telekomunikacionin dhe pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, shkroi Bislimi.

Tutje, ai tha se në takim u fol edhe për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme, ku tha se palët do të sjellin ide konkrete, por duke e respektuar vendimin e BQK-së.

“Sa i përket rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme dhe transparencën, palët do të sjellin ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër, duke respektuar gjithmonë vendimin e përmendur të BQK-së”.

“Republika e Kosovës qëndron në ofertën e saj për të ofruar zgjidhje teknike bazuar në planin e përbashkët me vendet e Quint”, tha Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img