Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se Kosova vazhdimisht e ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyet e vërteta të Serbisë për insistimin në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tij, qëllimi me Asociacionin nuk është të integrohen serbët vendas në Kosovë, por të përdoret si kali i Trojës së Beogradit për ta bërë vendin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje.