2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Rruga “Afrim Bunjaku” na përkujton sakrificën e rreshterit i cili u vetëflijua heroikisht

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar për njëvjetorin e sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse per veprën e Afrim Bunjakut, i cili tashmë është hero i Kosovës.

“Sulmi paramilitar serb i 24 shtatorit të vitit të kaluar, tentoi të cenonte rendin tonë ligjor e kushtetues, sovranitetin e integritetin territorial. Ky akt agresor e terrorist, u përball me rezistencën e denjë dhe profesionale të Policisë sonë, e ku heroi Afrim Bunjaku ra duke mbrojtur shtetin e Republikën tonë. Shërbeu me nder e përkushtim, deri në vetëflijimin heroik”, ka shkruar mes tjerash Bislimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sulmi paramilitar serb i 24 shtatorit të vitit të kaluar, tentoi të cenonte rendin tonë ligjor e kushtetues, sovranitetin e integritetin territorial. Ky akt agresor e terrorist, u përball me rezistencën e denjë dhe profesionale të Policisë sonë, e ku heroi Afrim Bunjaku ra duke mbrojtur shtetin e Republikën tonë. Shërbeu me nder e përkushtim, deri në vetëflijimin heroik.

Veprës së tij, i jemi mirënjohës përherë si komb, e për këtë do ta nderojmë për jetë e mot. Emri i tij u ngulit me shkronja të mëdha sot në veriun e vendit tonë, ku përmes vendimit të mbrëmshëm të mbledhjes së 221-të të Qeverisë, në Banjskë të Zveçanit u vendos tabela e rrugës që mban emrin Afrim Bunjaku.

Kjo është rruga e Republikës së Kosovës, është rruga e Afrim Bunjakut, rruga e familjes së tij, rruga e të gjithë neve. Është rruga që na përkujton sakrificën e tij, që na udhëheq drejt parimeve të drejta e liridashëse, që na frymëzon për atdhedashuri.

Lavdi për Afrim Bunjakun dhe të gjithë heronjtë e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img