-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi reagon pasi Parlamenti dhe Këshilli i BE-së arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian kanë arritur sot marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Bislimi përmes një shkrimi në Facebook thotë se ky dakordim i cili do të kalojë në hapat e mëtejshëm procedurial para hyrjes në fuqi, do t’u mundësojë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të udhëtojnë drejt BE-së pa viza, më së largu me 1 janar 2024, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore.

“Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës. Kjo është një ditë e rëndësishme evropiane për vendin tonë, pas edhe nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE. Falenderoj Presidencën Çeke të Këshillit të BE-së, për përkushtimin gjatë presidencës së tyre në këtë proces. Gjithashtu dhe grupin parlamentar të social-demokratëve, të cilët mirëpritën dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE”, shkroi Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img