Site icon PrishtinaPress

Bislimi: Raporti i Progresit adreson vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës

Në konferencën për media për Raportin e Progresit, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se ky raport për herë të parë adreson vendimin final të Bashkimit Evropian, i cili u mundëson qytetarëve të vendit lëvizjen e lirë nga janari i vitit 2024.

Derisa tha se Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj, siç tha ai, ambicioze të reformave drejtë Bashkimit Evropian.

“Raporti adreson për herë të parë edhe vendimin final të Bashkimit Evropian që qytetarëve të Kosovës u mundëson udhëtimin pa viza, duke filluar nga janari i 2024. Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze të reformave drejtë Bashkimit Evropian gjatë kësaj periudhe. Raporti dëshmon arritje të rëndësishme legjislative të kriteret politike si dhe zbatim të masave e progres në ato ekonomike si dhe tek standardet e BE-së”, tha Bislimi.

Tutje ai tha se ky raport “përgëzon Kosovën për politikën e saj të jashtme ndaj luftës në Ukrainë dhe vendosjen e masave dhe sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në përputhje të plotë me ato nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të”, tha ai.

Exit mobile version