Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar sot me Shaip Kamberin, deputetin e zgjedhur shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë.
Bislimi tha se në këtë takim kanë folur për zhvillimet aktuale dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Bashkëpunimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes e diskriminimit sistematik me të cilin ballafaqohen bashkatdhetarët tanë.
Përkushtimi dhe angazhimi i qeverisë vijon të jetë produktiv edhe gjatë këtij viti ku kemi ndarë 3 milionë euro për Luginën, mbështetje financiare kjo më e madhe për 50%, një milion më shumë sesa viti 2023, me qëllim mbështetjen e pakusht në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave, kulturës e gjuhës.” – ka shkruar Bislimi.