0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi prej mbrëmë në Bruksel, s’dihet asgjë për Petkoviqin

Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka publikuar sot një fotografi pas takimit që ka pasur me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi me të cilin kanë diskutuar nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhjeje për targat. 

Megjithatë Lajçak s’ka publikuar ende asgjë me drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, i cili duket se s’ka udhëtuar fare drejt Brukselit. Në profilin zyrtar të Lajçak në “twitter” deri tani figuron vetëm takimi me zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

Për këtë çështje ka folur sot në një konferencë për media edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. 

I pyetur nëse e di se kur Petkoviq do të arrijë në Bruksel, Stano ka thënë se ai s’mund të përgjigjet në emër të palës serbe.

Ndërkohë zëvendëskryeministri i Kosovës, Bensik Bislimi është duke qëndruar në Bruksel nga mbrëmja e së hënës. 

Ndryshe Petar Petkoviq sot gjatë ditës ka vazhduar të jetë aktiv në rrjete sociale “twitter” e “facebook” dhe ka publikuar edhe një reagim në faqen e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, duke komentuar takimet e thirruara nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img