Zëvëndëskyreministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur sot për planin e sekuencimit për zbatimin e Marrëvehsjes se Ohrit. Bislimi ka thënë se Kosova është e brengosur me draftet që deri tani ka pranuar nga Miroslav Lajcak, meqë sipas Bislimit plani i Lajcak është selektiv dhe lë anash disa pjesë të rëndësishme të Marrëveshjes Bazike.
Bsilimi gjithashtu ka thënë se plani i Lajcak iu kushton vëmendje kërkesave të Serbisë dhe s’e garanton zbatimin e plotë të Marrëveshjes.
“Është pa nevoja me punu edhe më tej në konretizimin e disa dokumenteve për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike. Tema e parë që kemi është plani i sekuencimit. Ne kemi brenga me draftet e deritanishme që Lajcak na ka treguar. Sepse mendojmë që ai plan është selektiv dhe len anash disa provizione të rëndësishme të marrëveshjes bazike. Në mënyrë të një anshme iu kushton më shumë vënemdje kërkesave dhe preferencave të Serbisë dhe po ashtu nuk garanton një zbatim të plotë të marrëveshjes”, ka thënë Bislimi.