7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi pas takimit me Lajçakun: Folëm për rrugën e zbatimit të plotë Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, është takuar sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

Bislimi tha se me Lajçakun folën për rrugën përpara në procesin e dialogut, që sipas tij, do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

“Në Ambasadën tonë në Vjenë u takova sot me të dërguarin special të BE-së, Lajçak për të diskutuar rrugën përpara në procesin e dialogut që do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Ne folëm edhe për përgatitjet për një takim të ardhshëm në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, shkroi Bislimi, transmeton Klankosova.tv.

As Bislimi e as Lajçaku nuk dhanë ndonjë detaj më tepër se kur pritet të mbahet takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img