Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mbi dinarin në Bruksel.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ishte takim i dështuar sepse pala serbe ka ardhur me propozime të reja që janë zmbrapsje, madje dhe nga pozicionet e tyre gjatë takimeve të mëhershme.
Bislimi paralajmëroi se më nuk do ketë takime për dinarin./RTK