4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Panairi, mundësi për tërheqjen e investitorëve të rinj

Është hapur zyrtarisht Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Në eventin tashmë tradicional, “Prishtina 2024” po marrin pjesë ndërmarrje nga Kosova dhe më gjerë, për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe po njoftohen me mundësitë e zgjerimit, depërtimit dhe rritjes së pjesëmarrjes në tregjet e huaja.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se ngjarje si kjo ndihmojnë në promovimin dhe rrjetëzimin e bizneseve lokale, tërheqin investitorë të rinj, nxisin eksportet si dhe gjenerojnë të ardhura për bizneset.

Ai potencoi se organizmi i panaireve ndikon që Kosova të ketë një ekonomi më të fortë dhe dinamike.Pana

Bislimi shtoi se për vendin tonë është me rëndësi që Kosova të pozicionohet sa më fortë në treg.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna derisa foli për rëndësinë e këtij panairi tregoi se organizimi i një eventi të tillë është një mundësi e përparimit, i cili krijon mundësinë për investime të reja, diskutime dhe partneritete të reja.

Ai shtoi se gjatë këtij panairi do të këtë diskutime të rëndësishme mbi investimet, fondin e sfidave të rajonit dhe prezantimin e ndërmarrjeve të suksesshme.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se ky panair në aspektin e zhvillimit ekonomik ka një investim që kthehet, ngase fuqizohet aspekti i rrjetëzimit dhe ndërtoj ura për bashkëpunime. Ky panair do të jetë i hapur deri më 31 maj, shkruan Kosova Press.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img