4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Palët janë të obliguara të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjeve; Serbia ta njohë Kosovën de facto

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Besnik Bislimi, ka folur për ngjarjet e vitit 2023, duke u ndalur veçanërisht në dialogun e Brukselit.

Bislimi theksoi se vitin 2023 e kishte filluar me optimizëm, por se gjatë dialogut kanë hasur në sfida.

Propozimi franko-gjerman, i cili duhej të zgjidhte çështjet e pazgjidhura, nuk u nënshkrua për shkak të refuzimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Në vend të marrëveshjes së nënshkruar, pati komplikime shtesë, të cilat shkaktuan tensione dhe probleme.

Mirëpo, Bislimi ka theksuar se janë arritur disa zhvillime pozitive, veçanërisht në lidhje me targat në katër komuna në veri të Kosovës. I përmendi edhe përmirësimet në sektorin e energjisë, ku nga 1 janari pritet që Elektrosever të fillojë furnizimin dhe matjen e konsumit të energjisë elektrike në ato komuna.

I pyetur për zbatimin e propozimit franko-gjerman në vitin 2024, Bislimi ka theksuar se zgjedhjet në Beograd do ta komplikojnë edhe më shumë procesin, por se beson në mundësinë e përparimit nëse ka energji dhe vullnet nga të dyja palët.

Lidhur me çështjen e Asociacionit, Besnik Bislimi ka prezantuar informacione për procesin e implementimit.

Ai ka theksuar se të dyja palët, sipas dokumentit të nënshkruar më 27 shkurt 2023, janë të obliguara të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjeve të mëparshme.

Kur është fjala për Gjykatën Kushtetuese, Bislimi ka theksuar se është pjesë e procesit që do të negociohet.

Sipas tij, në negociata janë duke u shqyrtuar propozimet për radhën e aktiviteteve të krijuara nga përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak.

“Faza kyçe në këtë proces përfshin miratimin e projekt-statutit, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendimin e Qeverisë dhe së fundi, formimin e Asociacionit”.

“Bislimi ka thënë qartë se Serbia do të duhet t’i përmbushë obligimet e saj gjatë këtij procesi, gjë që përfundimisht do të çojë në njohje de facto”, tha ai për Radio Gorazhdevcin, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndryshe, Bislimi ka folur edhe për tagrat, ku ka thënë se “Kosova do të marrë një vendim pasi Serbia ta zbatojë plotësisht marrëveshjen”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img