1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi nuk flet për kritikat e Raportit të Progresit, kërkon nga mediat që t`i shohin gjerat pozitive të raportit

Zëvendëskryeministrit të Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, nuk i pëlqen të flasë për kritikat e Raportit të Progresit për vitin 2024.

Në konferencën për media, pasi pranimit të raportit nga shefi i Zyrës së BE-së, ai kë kërkuar nga mediat që t`i shohin gjerat e mira në këtë raport.

Numrit dy të Qeverisë nuk i ka pëlqyer pyetja e Nacionale për kritikat e BE-së rreth tendencën së qeverisë për t`i kapur media.

Ai ka thënë se ajo media që e do Kosovën duhet t`i shoh edhe të mirat e raportit. 

“Të gjitha mediat e Republikës së Kosovës kanë akses në raport dhe është mirë me i pa se cilat janë anët pozitive. Se çdo media që e do pak Kosovën dhe do me e pa Kosvën duke ecur drejt BE-së është mirë me i pa ja 99 për qind të mirave që gjendne ne raporto. Në qoftë se misioni është në një mal të mirë me e gjet ndoshta një degë që nuk fukison, unë nuk mund të jem pjese e atij misioni, kërkoj falje”, ka thënë Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img