Site icon PrishtinaPress

Bislimi niset për vizitë zyrtare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë qëndrimit atje, zëvendëskryeministri do të zhvillojë takime me kongresmenë amerikanë, përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe do të bashkëbisedojë ndër të tjera edhe me drejtoren për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Colleen  Hyland.

Pjesë e agjendës do të jenë dhe takimi me ambasadorin Michael Carpenter, i cili shërben si drejtor i lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi në John Hopkins School of Advanced International Studies, SAIS. /Klankosova.tv

Exit mobile version