Site icon PrishtinaPress

Bislimi në Greqi: Sfidat që i shfaqen Kosovës drejt rrugës në BE janë më shumë të jashtme sesa brenda vendit

Në ditën e dytë të qëndrimit në Athinë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në një panel diskutimi në Greqi për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian tha se Kosova ka shfaqur maturi e përgatitje në këtë proces.

I pyetur në këtë panel se sa është reale mundësia e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, zëvendëskryeministri theksoi se duhet të ketë një proces të standardizuar të vlerësimit për të gjithë rajonin, në lidhje me zbatimin e reformave dhe rrugën përpara drejt BE-së.

Por, Bislimi tha se në rastin e Kosovës, sfidat që shfaqen janë më shumë të jashtme sesa që burojnë nga brenda vendit.

“Vendi ynë vijon të mbetet i përkushtuar në zbatimin e reformave dhe arritjen e standardeve evropiane”.

Exit mobile version