17.7 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Me Lajçakun s’diskutuam për Asociacionin, pozicioni jonë u prezantua nga Kurti më 26 tetor

Zëvendëskryeministri dhe kreu i ekipit negociator në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se në takimin e djeshëm në Bruksel, me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, nuk kanë diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Sinjali.

Bislimi ka thënë se te kjo pikë e kanë bërë me dije pozicionin e qartë të prezantuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, më 26 tetor.

“Tek pika e Asociacionit ne nuk kemi diskutuar për arsye se kemi thënë që pozicioni jonë është i qartë i prezantuar nga kryeministri Kurti me datën 26 tetor dhe çdo kush që ju thotë se në Bruksel është shkuar për t’u diskutuar për Asociacionin vetëm ka bërë dezinformim sepse nuk është diskutuar”, deklaroi Bislimi.

Në një prononcim për media, zëvendëskryeministri tha se me Lajçakun kanë diskutuar lidhur me komplikimet e mundshme që pala ndërkombëtare ka mundur t’i konstatojë në hapat që Kosova ka ndërmarrë deri më tani, sa i përket organizimit të zgjedhjeve të reja, në katër komunat në veri.

Qeveria ka nxjerr një Udhëzim administrativ, i cili përcakton që zgjedhjet atje mund të mbahen vetëm pas shkarkimit të kryetarëve të komunave me anë të peticionit.

Bislimi ka bërë me dije se blloku ndërkombëtar ka pasur vërejtje sa i përket formularit dhe të dhënave që është përcaktuar të kërkohen nga nënshkruesit.

Më konkretisht ata kanë pasur shqetësime që në formularin të cilët duhet të plotësohen është kërkuar edhe numri i telefonit të nënshkruesve dhe kanë menduar që kjo nuk është konform rregullave të privatësisë dhe kemi shprehur gatishmëri që ky element i formularit të shmanget”, ka theksuar Bislimi pas takimit që Komisioni për punë të jashtme, ka organizuar me komisionet homologe të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Bislimi ka thënë se u takon qytetarëve në veri që të zgjedhin se si do të fillojë nënshkrimi peticionit për shkarkim.

“Kërkesa për me gjetur mekanizma e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme nuk ka ardhur nga qendra, ka ardhur nga vet qytetarët serbë të katër komunave të veriut. Ne pastaj i kemi treguar instrumentet që ata duhet të përdorin për të realizuar këtë preferencë që kanë. Iu takon atyre që të vendosin në cilën ditë, përmes së cilës OJQ apo parti politike të fillohet procesi”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka folur edhe për draft statutin e bërë publik së fundmi për të cilin u shpreh se nuk i komentojnë dhe se kushtetshmërinë e tyre e vendos Gjykata Kushtetuese.

Mes tjerash, Bislimi ka thënë se sa i përket energjisë, janë afër nënshkrimit të marrëveshjes, veçse janë duke pritur një mendim nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për propozim të tarifave nga Elektroserver karshi KEDS-it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img