1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Me gjasë ka paqartësi brenda vendeve anëtare të BE-së për mekanizmin e heqjes së masave ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë se Kosova e mirëpret planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Bislimit, përderisa Rusia kërkon të zgjerohet drejt BE-së përmes luftërave, BE-ja duhet të zgjerohet përmes dialogut drejt integrimit, teksa shtoi se Kosova e mirëpret qasjen kushtëzuese në fondet e BE-së me pranimin e vlerave të BE-së.

“Ky plan do t’i sjellë rajonit rreth 6 miliardë euro të reja, ndërsa Kosova përfiton 950 milionë euro brenda katër viteve me grante dhe kredi. Kjo përben shumën më të madhe që Kosova e ka fituar ndonjëherë nga BE-ja për një periudhë relativisht të shkurtër kohore”.

“Plani i rritjes është një shans për integrim dhe bashkëpunim më të ngushtë rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i tërheq sa më shpejt masat represive ndaj Kosovës, meqë Kosova ka përmbushur kërkesat bazë që kanë dalë para vendosjes së masave dhe kemi një situatë të qetë dhe përmes heqjes së masave, i gjithë fokusi kthehet në avancimin e integrimit evropian të Kosovës”, tha Bislimi.

Bislimi tha se Kosova i ka përmbushur obligimet e saj për heqjen e masave të BE-së, por sipas tij, ka gjasë që ka paqartësi brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian se secili është mekanizmi për largimin e masave ndaj Kosovës.

“Ka presion dhe frustrim edhe brenda vendeve anëtarë se si ka mundësi që Kosova është nën masa vetëm se ka dërguar katër kryetarë të komunave në zyrat e tyre, ndërkaq Serbia nuk ka masa edhe për shkak të agresionit terrorist në Banjskë”.

“Pra, ka qasje krejtësisht të pa balancuar të BE-së dhe një qasje që e ka dëmtuar vendin tonë. Masat e BE-së janë të kufizuara vetëm në takime të nivelit të lartë. Por, këto takime po vazhdojnë edhe më tej”, tha Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img