1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi me ambasadorin hungarez, i flet për “objektivin” që Kosova të merr statusin e vendit kandidat për BE

Hungaria ka marrë zyrtarisht presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, ndërsa Zëvendës Kryeminstri i Kosovës, Besnik Bislimi njoftoi të jetë takuar me ambasadorin hungarez, Bela Bozsik, këtij të fundit duke ia “ritheksuar objektivin” që Kosova të mund të merrë fillimisht “pyetësorin dhe vlerësimin në baza meritokracie” për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Kosova kishte aplikuar për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por se gjer më tash ai aplikim ka mbetur në sirtarët e unionit evropian duke qenë se pavarësia e shtetit kosovar nuk njihet nga pesë shtete të bllokut; organizatë kjo që vendimet i merr me unanimitet.

Postimi i Bislimit:

Në gjashtë muajt e ardhshëm, Presidenca e Këshillit të BE-së do të udhëhiqet nga Hungaria. Fillimin e këtij mandati, e shënuam edhe në Prishtinë me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Kosovës, Bela Bozsik.

Vendi ynë ka bërë progres të konsiderueshëm në tri vitet e fundit në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Nga përmbushja e shumë reformave dhe arritja e standarteve të BE-së, dëshmuar nga niveli prej 72% i zbatimit të agjendës së reformave evropiane ERA II, e deri tek fillimi i zbatimit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian, dhe aplikimi për anëtarësim në BE.

Duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim të ngushtë me presidencën hungareze, ritheksuam objektivin tonë për marrjen e pyetësorit dhe vlerësimit në baza meritokracie për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img