1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Lumir Abdixhiku po e kopjon Kurtin me shpresën që nëse bëhemi si ta fitojmë

Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të dielë do të mbajë konventën zgjedhore prej ku edhe do të dalë struktura drejtuese e partisë. Një prej emrave më të përfolur së fundi është ai i Faton Bislimit, i cili ka shpallur publikisht synimin e tij për të qenë pjesë e garës për kryetar. 

I ftuar në FRONTAL të T7, duke folur rreth mundësisë së lënies së tij jashtë gare, Bislimi ka thënë se LDK-ja e ka pësuar elektoralisht sa herë që ka bërë përpjekje të tilla.

Ai tutje ka thënë se LDK-ja duhet të kuptojë që ka një bagazh të madh historik e politik dhe s’mund të sillet si një parti e themeluar dje. Bislimi ka thënë se LDK-ja s’mund të drejtohet duke kopjuar të tjerët, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje,

“Ne si LDK duhet të kuptojmë qe e kemi një bagazh të  rëndësisë së veçantë historik e politik në Kosovë. S’mund të sillemi si parti që jemi themeluar dje. Nuk mund të sillemi me komoditetin e kopjimit të dikujt tjetër, me shpresën që nëse bëhemi si këta fitojmë edhe ne. Ky do të ishte gabimi më fondamental që mund ta bëjmë”, ka thënë Bislimi në FRONTAL të T7. 

Sipas Bislimit, lidershipi aktual i LDK-së dhe Lumir Abdixhiku është duke kopjuar Vetëvendosjen e Kurtit në qasje dhe riorganizim.

“Ky lidership dhe ky kryetar është në një lloj tentative me I kopju ata që kanë fituar para nesh. Ka një qasje që I përngjan shumë, sidomos në riorganizim, asaj të partisë në pushtet dhe lideri të tyre. Në shumë aspekte të paraqitjeve publike besoj se po e kopjon. Përtej asaj sinkronizimi i shumë veprimeve në opozitë, na dëmton. Ne kemi pasur edhe qeverisje me PDK dhe na ka dëmtu”, ka thënë Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img