Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, i ka dorëzuar një letër, përfaqësuesit të BE-së në negociata, Miroslav Lajçakut gjatë vizitës së tij që pati në Kosovë.
Në të, Bislimi siç shkruan në platformën X, i ka rënditur Lajçakut, përpjekjet të cilat thotë se i ka bërë Kosova ndaj kërkesave të tyre për heqjen e masave, transmeton klankosova.tv.
“Në një letër drejtuar emisarit Lajçak, kam renditur përpjekjet që Kosova ka bërë ndaj kërkesave për heqjen e masave. Një largim i menjëhershëm do të na ndihmonte të mobilizonim përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave, të krijonim mjedisin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.”