Site icon PrishtinaPress

Bislimi largohet nga Kuvendi, deputetët e PDK-së lirojnë foltoren

Situata në Kuvend është shtensionuar. Deputetët e PDK-së e kanë liruar foltoren, ndërsa Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vazhduar me leximin e pikave të rendit të ditës.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili u pëfshi në përleshjen fizike paradite, ka lëshuar sallën e Kuvendit. Pas tij edhe ministri Hekuran Murati.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se duke dalë zv.kryeministri Bislimi nga salla, u plotësua kërkesa e PDK-së dhe tani mund të vazhdojë puna në Kuvend.

Megjithatë, para kabinetit qeveritar vazhdojnë të qëndrojnë dy fotografitë e Kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, me hundën e zgjatur.

Qëkur vazhdoi seanca pasditen e sotme, deputetët e PDK-së e kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi nuk pranuan propozimin e Konjufcës që të vazhdojë seanca plenare, duke u tejkaluar diskutimi që paradite çoi në sulmet fizike mes pjesëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve të PDK-së, e që kishte të bënte me audio incizimet e Kusarit me Slavko Simiqin e PDK-së.

Exit mobile version