Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog , Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova është e gatshme për hapa të rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian si dhe mirëpret planin e ri për zgjerim.
Ai në një takim me ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, theksoj se integrimi duhet të bëhet sipas meritokracisë.
“Mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se vendi ynë është i përgatitur institucionalisht dhe i gatshëm për hapa të rëndësishëm tutje drejt integrimit në BE, ku Republika e Kosovës e mirëpret planin e ri për zgjerim, përfshirë parimin që procesi duhet të jetë i bazuar në meritokraci”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona dhe falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.