4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: “I pakuptimtë epshi juaj”, Musliu-Shoshi: S’ke kredibilitet në dialog, jep dorëheqje

Në seancën e sotme pati një përplasje mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Kjo e fundit ia lëshoi një deklaratë të Bislimit të mëhershme kur kishte thënë se nëse “Qeveria pranon Asociacion, qoftë edhe me kompetenca joekzekutive, Besnik Bislimi s’është më në dialog”.

Në replikë, Bislimi tha se e falënderon që po e përcjell atë në intervista.

“Faleminderit për pyetjen dhe kujdesin maksimal që të përcillni çdo detaj të intervistave të mia në vazhdimësi. Po ashtu, është e pakuptimtë epshi juaj për me marrë vëmendje publike, është e parëndësishme”.

Për këtë deklaratë të Bislimit reagoi Konjufca.

“Kujdes fjalorin z.Bislimi”.

Musliu sërish mori fjalën, e cila lëshoi deklaratën e kryeministrit Kurti që njofton se ka Asociacion pas marrrëveshjes në Ohër.

“Zotëri Bislimi meqë injorancat, ofendimet i ke argumentet më të fuqishme. Mirëpo me mua nuk të shkojnë zotëri zv.kryeministër. Përgjigjen ma të mirë ta jep luani yt apo kryeministri yt”.

Pas kësaj, deputetja e PDK-së i kërkoi dorëheqjen Bislimit.

“Kur po jep dorëheqje se më nuk ke kredibiltiet me qenë kryenegociatorit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img